KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti i Kosovës kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Haradinajt

Parlamenti i Kosovës kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Haradinajt

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë me të cilën kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës. Rezoluta është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare, në pushtet dhe opozitë, përveç Listës Serbe, e cila i bojkoton punimet e Kuvendit të Kosovës. Për miratimin e kësaj rezolute kanë votuar 78 deputetë dhe 1 kundër. Rezoluta kërkon “pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Haradinajt”. Po ashtu, Kuvendi më këtë dokument, i drejtohet edhe Bashkimit Evropian me kërkesën që t’a detyroj Serbinë për t’i anuluar të gjitha fletë-arrestet e lëshuara përmes Interpolit kundër figurave politike të Kosovës. Nga qeveria dhe institucionet e Kosovës, kërkohet që t’i informojnë të gjitha instancat ndërkombëtare se refuzojnë juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në territorin e ish-Jugosllavisë, dhe konform kësaj të kërkohet edhe lirimi i ish-kryeministrit Haradinaj,. Ndalimi i Haradinajt në Francë, ndodhi më 4 janar, kur policia franceze e ndaloi atë mbi bazën e një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia, me pretendimet për krime lufte.

Sicred