KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti Grek: Proçedurë miratimi për memorandum me Shqipërinë

Parlamenti Grek: Proçedurë miratimi për memorandum me Shqipërinë

Greqia angazhohet të ndihmojë Shqipërinë për integrimin europian. Ndërsa është menduar në vite nder vendet anëtare që mund të ngreje pretendime në proceset e Shqipërisë ne BE, pak javë para vendimit më të rëndësishëm europian për nga anëtarësimi, fqinji jugor angazhohet përmes një memorandumi mirëkuptimi që jo vetëm të mos e pengojë, por ta mbështesë europën politike të njërit prej fqinjve të tij veriorë. Pasi dokumenti ka kaluar ditën e djeshme në komisionin e mbrojtjes dhe të jashtëm të parlamentit grek me një shumicë të mjaftueshme votash, hapi i më pasëm i takon seancës plenare, për të vënë në jetë një proces mbështetës në paketën e madhe të dialogut që kanë ndërtuar dy vendet.

Memorandumi parashikon një komision të përbashkët i cili do të komunikojë përmes kanaleve diplomatike. Greqia angazhohet të ndihmojë Shqipërinë si në vendimet politike të BE për zgjerimin ashtu edhe në hapat konkretë të negocimit, të shoqëruara me reforma e bisedime në vazhdim me BE. Besimi që krijon një dokument i tillë është në vazhdën e deklarimeve dhe aksionit diplomatik që kanë ndërmarrë të dy vendet që po punojnë për marrëveshje thelbësore për marrëdhëniet, të formatuara në një paketë. Po ashtu të dy vendet angazhohen të financojnë veprimet përkatëse për këtë bashkëpunim, i cili do të hyjë në fuqi pas notave verbale në përfundim të proceseve miratuese të brendshme për secilin vend. Koha e shtrirjes së efekteve të këtij memorandumi është e pakufizuar, nëse nuk ngrihet pretendim nga palët e angazhuara.

Sicred