KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti Europian voton nesër në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Parlamenti Europian voton nesër në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në tuiter komitetit për liritë civile, drejtësi dhe cështje te brendshme në parlamentin europian, bëri të ditur se organi legjislativ I BE-së voton nesër rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.  Sipas Radios Europa e lirë, pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat. Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë raporterja Tanja Fajon.  Votimi në Parlamentin Evropian ishte parashikuar të ndodhte muajt e ardhshëm por sipas LIBE-s,  “disa grupe parlamentare kanë kërkuar që votimi të ndodhë në sesionin e shtatorit”.

Për liberalizimin e vizave është e domosdoshme që dakordësinë e tyre ta japin Parlamenti Europian si dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare.  Të enjten kur raportuesja për vizat merr mandatin për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Evropian, procesi kalon në nivelin e grupeve të punës. Pas kësaj, cështja kalon në nivel të ministrave të brendshëm të BE-së. Në datën 18 korrik, Komisioni Europian vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara, dhe rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Sicred