KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti Europian pro Kosovës pa viza
LIBE në PE, voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Europian pro Kosovës pa viza

Me 420 vota pro, 186 kundër dhe 22 abstenime, Parlamenti Europian votoi këtë të enjte pro nisjes së negociatave me Këshillin e BE-së për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës. Votimi i hap rrugë nisjes së negociatave me shtetet anëtare për ta futur Kosovën në një regjim pa viza. Për të drejtuar bisedimet në emër të Parlamentit Europian u mandatua raporterja Tanja Fajon, e cila para votimit u shpreh se qytetarët e Kosvoës e meritojnë të lëvizin të lirë në Europë.” Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave. Tani është radha jonë t’i përmbahemi paktit. Kemi bërë të njëjtën gjë edhe me vendet e tjera si Moldavia, Gjeorgjia apo Ukraina. Dhe ju kërkoj të votoni pro. Qytetarët e Kosovës e meritojnë këtë.”, – tha Fajon. Menjëherë pas votimit nga parlamenti, raportoerja Fajon u shpreh në twittter se qytetarët e Kosovës janë edhe një hap më afër liberalizimit. “Përpjekjet vazhdojnë me qeveritë e vendeve të BE-së dhe nuk do të ndalem derisa të liberalizohen vizat”, theksoi ajo. Votimi I sotëm në parlamentin europian u përshëndet nga presidenti Thaçi, I cili përmes një postimi në rrjetin social facebook, shprehu bindjen se brenda një periudhe të shkurtër kohore, procesi do të përmbyllet tërësisht dhe që së shpejti qytetarët e Kosovës do të jenë të barbartë me ata të Bashkimit Europian. Kryetari I Kuvendit Kadri Veseli theksoi nse institucionet e Kosovës do të vazhdojnë lobimin që ky proces të përmbyllet brenda këtij viti. Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj falënderoi të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare që mbështetën të drejtën e Kosovarëve për lëvizje të lirë.

Sicred