KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti Europian diskuton Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Europian diskuton Ballkanin Perëndimor

Parlamenti Europian diskuton Ballkanin Perëndimor

Strategjia e besueshmërisë për Ballkanin Perëndimor ka kapërcyer seancën parlamentare të mbajtur me këtë qëllim, duke i hapur rrugë procedimit të mëtejshëm, pavarësisht interesit të ulët të eurodeputetëve, të cilin komisioneri Hahn nuk e ka lënë pa e publikuar në rrjetin e vet social. Pikërisht mbi këtë interes Hahn ka shtruar nevojën që të informohen qytetaret europiane mbi këtë vendim krahasimisht me mbështetjen që do iu jepet vendeve te përfshira në strategji.
Ne termat e deklaruar edhe në konferencën për shtyp, 2025 është një perspektivë realiste kohore kanë këmbëngulur Mogerini e Hahn, që në përkthimin e ambasadores Vlahutin në Tiranë kishte të bënte me kohën me të cilën i arrijnë standartet e kërkuara vendet. Avantazhi që i ka afruar Shqipëria vetvetes në këtë proces është ai Reformës në Drejtësi, standartet e së cilës lidhen drejtëpërdrejtë me negocimin e kapitujve 23 dhe 24, të cilët Shqipëria edhe pse nuk i ka hapur, i ka fituar si realizime në kohë.
Krahasimisht me Serbinë e Malin e Zi që po negocion, kjo do të thotë që ato duhet të procedojnë për standarte pa arritjen e të cilave nuk mbyllin dot kapitujt e çelur e në vazhdim asnjë kapitull tjetër.
Duke këmbëngulur që perspektiva e dhenë i përket ende brezit të saj Mogerini, e sheh këtë si proces jo vetëm të mundur, por aktiv e veprues për standarte në vendet e synuara. Kushti më i panegociueshëm i dokumentit të së premtes, ai që të gjitha vendet duhet të punojnë edhe më shumë në pajtimin dhe të sigurojnë marrëdhënie të mira fqinje, është dhënë gati si ultimatum që të gjitha çështjet dypalëshe në pritje duhet të zgjidhen në mënyrë të detyrueshme përpara hyrjes. Eurodeputetet Mc Allister e Tanock janë shprehur për të provuar arritjen e standarteve, në të njëjtën kohë që deputeti Bostinaru e sheh Bashkimin Europian të papërfunduar dhe paqëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor.

Sicred