KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Parlamenti britanik voton kundër Brexit
Parlamenti britanik voton kundër Brexit

Parlamenti britanik voton kundër Brexit

Deputetët britanikë kundërshtuan me shumicë të theksuar marrëveshjen e Brexit të negociuar nga kryeministrja konservatore, Theresa May me Brukselin, në një votim vendimtar për të ardhmen e Britanisë së Madhe, dy muaj e gjysmë nga data e pritshme e largimit të saj nga Bashkimi Europian. Dhoma e Komuneve hodhi poshtë marrëveshjen e divorcit me 432 vota të deputetëve, 202 votuan pro marrëveshjes, pavarësisht një paralajmërimi të fundit të May për pasigurinë që do të shkaktonte ky refuzim.

Sicred