KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, vazhdon debati për “Çështjen Tahiri”
Basha: "Ndryshuat trëndafilin me hashashin": Rama: "Urrejtja po ju fundos"

Parlament, vazhdon debati për “Çështjen Tahiri”

Parlamenti shqiptar prej afro një orë e gjysëm ka filluar diskutimin e çështjes së deputetit socialist Saimir Tahiri, ish ministri i brendshëm, i cili akuzohet nga prokruoria e krimeve të rënda si organizator i disa aferave të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës.
Në fjalën e tij zoti Tahiri tha parlamentit se mirëpret çdo vendim të tij, ndërsa u shpreh se ishte i bindur se e drejta e tij do të dilte. “Rruga ime për të gjetur drejtësi nuk ndalet dot” tha ai. Ndërsa ai bënte deklaratën e tij deputetët e opozitës së djathtë mbanin në duar pankarta të zeza ku shkruhej “Qeveria e Drogës”, “Qeveria e krimit”, “Qeveria e mafias” etj.
Në fjalën e tyre deputeti i PD Enkeljed Alibeaj dhe ai socialist Ulsi Manja, mbrojtën versionet tashme të njohura, pro dhe kundër arrestimit të zotit Tahiri. Ndërsa jashtë parlamentit ish kryeministri Berisha e konsideroi ditën e sotme dita më e turpshme e parlamentit. Parlamenti është mbushur me Habilaj, tha ndër të tjera ai. Tashme priten edhe diskutime te tjera si dhe votimi final. Maxhoranca i ka votat e nevojshme për mbrojtjen e zotit Tahiri, por krerët socialist kanë deklauar se nuk do ta mbrojnë atë me çdo kusht. Vetë ish ministri i rendit është larguar pas fjalës në parlament.

Sicred