KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, Ruçi i tërheq vemendjen Berishës
Parlament, Ruçi i tërheq vemendjen Berishës

Parlament, Ruçi i tërheq vemendjen Berishës

Kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi ka ndëprerë për pesë minuta punimet e seancës plenare, pas një shkëmbimi replikash mes tij dhe ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit kish kërkuar fjalën dhe po diskutonte rreth situatës së krimit në vend, kur zoti Ruçi kujtoi se kishte kaluar kohën për diskutim dhe se duhej të largohej nga foltorja. Por zoti Berisha nuk pranoi. Kreu i ri i parlamentit Ruçi këmbënguli fort, madje duke i kujtuar shprehjen e njohur se “Koha jote ka mbaruar”, por zoti Berisha përsëri nuk e lëshoi foltoren. Kjo e detyroi zoti Ruçi t’i tërhiqte vemendjen dhe më pas të pezullonte seancën për pesë minuta. Vendimi i tij nuk u prit mirë nga deputetët demokratë, disa prej të cilëve përplasën duart në tavolinë.
Ngjarja e sotme ishte ndër të rrallat në parlamentin shqiptar, kur ish kryeministri Berisha largohet nga foltorja në këtë mënyrë. Të gjithë kanë në kujtesë seancat e të enjtes, ndërsa parlamenti drejtohej nga Ilir it Meta, kur zoti Berisha imponohej gati me forcë për orë të tëra në foltoren parlamentare.  Kjo sjellje e ish kryeministrit demokrat është konsideruar e papranueshme nga kryeministri Rama. Me rastin e zgjedhjes se zotit Ruçi në krye të parlamentit, zoti Rama tha se këtij institucioni do ti kthehej dinjiteti.

Sicred