KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, përurohet busti i Pjetër Arbnorit

Parlament, përurohet busti i Pjetër Arbnorit

Në një ceremoni që si rrallë herë bëri bashkë të majtët dhe të djathtët e politikës shqiptare, u vendos në hyrjë të parlamentit, busti i Pjetër Arbnorit, ish deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa një ambjet i rëndësishëm i vendimarrjes së politikës në kryesinë e kuvendit, me iniciative të ish kryeparlamentares Jozefina Topalli , prej vitesh mban emrin e Arbnorit, ndarë nga jeta vite më parë, sot busti i tij, vepër e skulptorit Spahia, lartëson në hyrje të sallës së seancave plenare, me iniciativë të kreut të parlamentit Gramoz Ruci. “Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik, i vendosur, dinjitoz dhe i respektuar. Jeta vuajtjet ja derdhi lumë, kurse lumturinë ja dha me kursim, ja dhe me vonesë dhe ja mori shumë shpejt” tha zoti Ruçi. Ai kujtoi se në “Në drejtim të Kuvendit Pjetër Arbnori mbeti një njeri i dashurisë për njerëzit”.
Për ish bashkëpunëtorët e Arbnorit, kjo statujë ka rëndësi për simbolikën që përcjell, madje konsiderohet një detyrim i vonuar në emër të kujtesës kombëtare shqiptare. “Ne e kishim këtu midis nesh, për afro 20 vjet Pjetër Arbnorin, “Mandelën” shqiptar dhe nuk ditëm ta ngremë në piedestal në të gjallë, jo për ti bërë anterë atij, por Shqipërisë” tha ish deputeti, diplomati dhe shkrimatri Besnik Mustafaj. “Të gjithë jemi përgjegjës, politikanët, intelektualët, shkrimtarët, artistët, gazetarët. E ngritëm sot dhe kjo është një shenjë reflektimi” tha ai.
“Shpresoj shumë që jeta dhe vepra e tim eti të na frymëzojë të gjithëve ne që të jetojmë jetën çdo ditë duke besuar në zot dhe në vlera, me dinjitet, pa kompromise dhe sakrifica” tha Gjystina Arbnori, vajza e Pjetër Arbnorit.
Pjetër Arbnori u bë deputet i Kuvendit të Parë Pluralist në Shqipëri, në mars të ’91-ishit. Nga zgjedhjet e parakohshme të 92-shit, Arbnori u rizgjodh deputet dhe mori besimin si Kryetar i kuvendit të Shqipërisë. Në fakt në jetën politike Pjetër Arbnori kishte hyre 30 vite më parë. Për shkak të ideve të tij për lirinë dhe demokracinë e qytetarëve shqiptarë, Arbnori vuajti për dekada në burgjet famëkeqe të diktaturës.

Sicred