KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, Paloka hedh bojë ndaj Ramës
Rama e Paloka përplasje në distancë

Parlament, Paloka hedh bojë ndaj Ramës

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot në parlamentin shqiptar, ndërsa ai ishte mbledhur në seancë plenare për të votuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO në prani edhe të kreut të parlamentit maqedonas Talat Xhaferi.
“Të votojmë me bindjen që më e mira është para nesh” tha me këtë rast kryeministri Edi Rama. “Pa shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni të Veriut. Nëse sot situata në Maqedoninë e Veriut është më mirë se asnjëherë tjetër i dedikohet rolit konstruktiv të lidershipit të shqiptarëve dhe lidershipit kurajoz të Zoran Zaev” shtoi ai.
Nga ana e tij kreu i opozitës shqipare Lulzim Basha e zhvendosi fjalën e tij tek protesta e opozitës më 16 shkurt. “Jeni të pranishëm në një Parlament të paligjshëm të zgjedhur nga bandat e krimit të organizuar. Ju jeni të pranishëm në një sallë që quhet kuvend por është i mbushur me njerëz që kanë ardhur si shprehje e vullnetit të bandave dhe krimit të organizuar dhe një grusht oligarkësh. Hajdutë me lekë të vjedhur kanë blerë dhe mandatet e ulur në këtë karrigë” ju drejtua zoti Basha zoti Xhaferi. Sipas tij të shtunën do të zhvillohet protesta më e madhe në Shqipëri në këto 30 vite.
Pas këtyre deklaratave kryeministri Rama i kërkoi ndjesë zotit Xhaferi për sjelljen e kreut të opozitë shqiptare. Situata në parlament u tensiona ndjeshëm pasi deputeti demokrat Edi Paloka hodhi bojë ndaj kryeministrit Edi Rama. Senaca u ndëpre dhe zoti Paloka u përjashtua.

Sicred