KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, opozita hedh pluhur të bardhë ndaj kryeministrit, tension në sallë

Parlament, opozita hedh pluhur të bardhë ndaj kryeministrit, tension në sallë

Në parlament opozita shqiptare ka hedhur pluhur të bardhë në drejtim të kryeministrit Edi Rama në shenjë proteste ndaj sjelljes së tij, sipas saj fyese për shqiptarët. Autor ishte deputeti demokrat Flamur Noka. Në një moment deputetët e opozitës  kanë goditur me vezë ministrin e jashtëm Bushati, i cili është kundërpërgjigjur duke i hedhur uje. Më parë opozita kishte bllokuar foltoren duke kërkuar me ngulm lirimin e banorëve të Kukësit që ishin arrestuar gjatë protestës së dhunshme në “Rrugën e Kombit” pak ditë më parë. Deputetët mbanin pankarta kundër kryeministrit Rama. “Liro Kuksianët!”, “Arresto kriminelet!” ishin disa prej tyre.  “Ky parlament nuk do të vazhdojë asnjë sekond pa e nxjerrë nga salla kryeministrin Rama. Ndale seancën menjëherë. Përjashtoje! Nuk ka për të pasur procedim normal pa larguar njeriun që ka ofenduar të gjithë shqiptarët” tha kreu i opozitës Lulzim Basha. Kreu i parlamentit Gramoz Ruçi ka ndërprerë disa herë seancën. Më vonë ai lajmëroi se deputetët e opoitës Noka , Salianji dhe Balliu janë përjashtuar nga seanca. Ish kryeministri Berisha ka bërë thirrje për të larguar nga seanca kryeministrin Rama. “Ai ka fyer shqiptarët si askush” tha zoti Berisha. Tension në sallë është rritur ndjeshëm.

Para Mbrapa
"Rruga e Kombit" nisin konsultimet për tarifatt
Para Mbrapa
(Visited 47 times, 1 visits today)