KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, me 88 vota maxhoranca miraton ligjet plotësuese të Reformës në Drejtësi
Parlament, me 88 vota maxhoranca miraton ligjet plotësuese të Reformës në Drejtësi

Parlament, me 88 vota maxhoranca miraton ligjet plotësuese të Reformës në Drejtësi

Ndryshe nga përplasjet e politikës së ditës, në parlament PS dhe LSI i bashkuan votat duke dhënë kuorumin e tyre maksimal. Me 88 vota socialistët e PS dhe dhe ata të LSI votuan të gjitha ligjet plotësuese të Reformës ne Drejtësi dhe disa akte të tjera që ishin pjesë e rendit të ditës. Votat pro për Reformën në Drejtësi i dhanë edhe dy deputetët e Partisë Libra, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët po në seancën e sotme votuan kundër amnistisë për detyrimet tatimore. Kjo ishte seanca e fundit plenare per muajin Mars. Javen e ardhshme kuvendi hyn në pikën më të nxehtë të axhendës së tij, për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Avokatit të Popullit dhe komisioneve të Vettingut.

Sicred