KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Parlament, maxhoranca miraton ligjin për teatrin, opozita hedh kartonat e kuq drejt Ramës
Opozita bojkoton parlamentin, shkak sipas saj "falsifikimit të votës për ligjin e teatrit"

Parlament, maxhoranca miraton ligjin për teatrin, opozita hedh kartonat e kuq drejt Ramës

Pas 12 orë debatesh të ashpra parlamenti shqiptar ka miratuar me 75 votat e maxhorancës ligjin për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar. Opozita nuk ka marrë pjesë në votime, por ka lëshuar kartonat e kuq të kundërshtimit drejt qeverisë dhe kryeministrit Rama. Ajo e akuzon atë se po vjedh me ligj pronën publike.
Deputetët e opozitës kanë dalë më pas para selisë së parlamentit ku mbështetës të saj kanë kundërshtuar gjatë gjithë ditës prishjen e teatrit. Opozita ndërkaq i ka kërkuar presidentit Meta të mos e dekretojë ligjin. Por sipas ligjit shqiptar miratimi i ligjit për teatrin vetëm mund të vonohet dhe jo të ndalohet. Një grup aktorësh kanë kërcënuar se do të ngujohen brenda Teatrit Kombëtar për të mos lejuar prishjen e tij. Pak ditë më parë qeveria vuri në dispozicion të tyre teatrin e ri “Arturbina”.

Sicred