KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, maxhoranca hedh poshtë kërkesën e opozitës lidhur me një referendum mbi ligjin e mbetjeve
Parlament, maxhoranca hedh poshtë kërkesën e opozitës lidhur me një referendum mbi ligjin e mbetjeve

Parlament, maxhoranca hedh poshtë kërkesën e opozitës lidhur me një referendum mbi ligjin e mbetjeve

Në parlamentin shqiptar, konferenca e kryetarëve ka hedhur poshtë kërkesën e demokratëve për një referendum lidhur me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, ka bërë të ditur se është refuzuar kërkesa për zhvillimin e një referendumi ndërsa sqaroi se është diskutuar edhe për Reformën Zgjedhore dhe vettingun. “Çështja e tretë që ngrita ka të bëjë me referendumin për importin e mbetjeve, ka një kërkesë të legjislaturës së shkuar nga ana e PD për t’iu drejtuar qytetarëve me pyetjen: A jeni dakord që në Shqipëri të importohen mbetje?” tha zoti Spaho. Sipas tij PD do të riparaqesi kërkesën dhe do të ushtrojë të gjithë presionin e mundshëm mbi mazhorancën që referendumi të kryehet.
Në përgjigjie, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se duhet të ketë frymë bashkëpunimi mes mazhorancës e opozitës, në mënyrë që të ecet drejt suksesit të integrimit. Zoti Balla tha se mazhoranca nuk është shtojcë e axhendës së demokratëve. Në seancën e të enjtes priten debate rreth kësaj çështjeje. Kryeministri Rama kish paralajmëruar tërheqjen më parë nga ligji me argumentin se fillimisht duhej informuar popullata.
Konferenca e Kryetarëve vendosi me konsensus të pranojë kërkesën e demokratëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, çka do të zhvillohet brenda dy javëve në vazhdim.

Sicred