KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, e ardhmja e integrimit të Shqipërisë përcillet me debate

Parlament, e ardhmja e integrimit të Shqipërisë përcillet me debate

Seanca e sotme parlamentare i ka ngjarje një sparingu politik mes kryeministrit Rama nga njëra anë dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, kreut të PBDNJ Vangjel Dule dhe ish kryeministrit Sali Berisha nga ana tjetër.
Kryeministri e akuzoi opozitën se po dëmton çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, duke u bërë altoporlanti i Greqisë me çështjen e Himarës, një ditë pasi një deputet grek i adresoi një letër Bashkimit Europian se vendi ynë po cënon të drejtat e minoritetit grek. Por sipas zoti Basha negociatat po bllokohen nga vetë kryeministri që ka lejuar drogën dhe krimin, duke bashkëqeverisur me mafian. Gjatë debatit pati momente tensioni nga fjalët fyese në adresë të zotit Rama.

Sicred