KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, Basha akuzon Ramën për linjën e drogës

Parlament, Basha akuzon Ramën për linjën e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit ka vijuar me akuzat për lidhje të kryeministrit dhe qeveritarëve të tjerë me linjën e drogës. “Një kërkim i thjeshtë tregoi se kjo kompani, Arbri Garden, ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia. Ky pronar është shpallur në kërkim dhe është larguar 4 ditë përpara se ngarkesa të kapet.” Basha akuzoi kryeministrin Rama dhe Ministrin Xhafaj si të implikuar në trafikun e lëndës narkotike të sekuestruar në Portin e Durrësit ditë më parë. Por në përgjigjie të tij, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, akuzoi se në vitet kur Basha ishte ministër është kapur sasia më vogël e lëndëve narkotike ndër vite, ndërsa rikujtoi edhe mosndërhyrjen në Lazarat. “Viti më i dobët i kapjes së kokainës dhe heroinës në Shqipëri ka qenë viti 2010, vit kur ka qenë Basha Ministëer i Brendshë.” : thote Balla. Jashtë dyerve të parlamentit, në të njëjtën linjë me pjesën tjetër të opozitës, ka folur edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Ndër të tjera ajo deklaroi edhe votën pro vettingut në polici nëse do të përfshihen edhe amendamentet e propozuara nga LSI.

Sicred