KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, Ahmetaj me tone pozitive për situatën ekonomike
Parlament, Ahmetaj me tone pozitive për situatën ekonomike

Parlament, Ahmetaj me tone pozitive për situatën ekonomike

Deputetë e mazhorancës janë mbledhur në punimet e seancës së dytë parlamentare të këtij sesioni, por opozita ka bojkotuar sërish. Nga foltorja e kuvendit ministri i financave Arben Ahmetaj u shpreh me tone pozitive për situatën ekonomike ndërsa tha se opozita duhej të ishte në Kuvend për t’u përballur me përgjegjësitë e saj. Duke prezantuar aktin normativ që parashikon ndryshimet në buxhetin e 2018-ës, Ahmetaj tha se nga paketa e solidaritetit pensionistët do marrin nga 5 mijë lekë të reja shpërblim fundviti. Në rendin e ditës të kësaj seance përfshihen edhe dy pr/ligje të mbartuara nga sesioni i kaluar, por me shumë gjasë si Ligji për Magjistraturën ashtu edhe ndryshimet në Kodin Rrugor, do të mbeten pezull, pasi miratimi i tyre kërkon 3/5 e votave.

Sicred