KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Parlament, Aeroporti i Vlorës sot leja në parlament
Aeroporti i Vlorës, Rama: Do të ketë tarifat më të ulta në rajon

Parlament, Aeroporti i Vlorës sot leja në parlament

Parlamenti shqiptar pritet të diskutojë sot dhe të miratojë dhënien e lejes për qeverinë, e cila do të zhvillojë bisedime për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, rreth 150 kilometra në jug të Tiranës. Bëhet fjalë për bisedime me një konsorcium turk, të përbëra nga tre shoqëri,  të njohura në ndërtime të këtij lloi. Qeveria thotë se qëllimi kryesor i negociatave do të jetë nënshkrimi i një kontrate me ndikim minimal në buxhetin e shtetit. Sipas saj shoqëritë turke kanë propozuar tarifa më të lira fluturime nga ato që janë aktualisht në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sipas projektit paraprak, tre kompanitë turke do të investojnë 100 milionë euro për ndërtimin e aeroportit. Më pas ato do të kenë menaxhimin e tij për një periudhë disavjeçare dhe një fitim dysheme të garantuar, i cili nëse nuk arrihet nga të ardhurat e fluturimeve do të paguhet nga buxheti i shtetit.
Qeveria është entuziaste se zbatimi i projektit do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë shqiptare. Fillimisht gjatë ndërtimit do të punësohen 20 mijë persona dhe në mënyrë të përhershme 1000 persona. Kryeministri Rama ka deklaruar se synon që në qershor në Aeroportin e Vlorës të nisin punimet, ndërsa pas katër vjetëve të realizohen fluturimet e para.
Gjatë diskutimit në komisione parlamentare ka patur polemika rreth ndërtimit të aeroportit, madje kundërshtimet kanë qenë edhe në angazhimin e konsorciumit turk.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred