KRYEFAQJA » LAJME » Parku Kombëtar Korab – Koritnik, po josh më shumë turistë

Parku Kombëtar Korab – Koritnik, po josh më shumë turistë

Bukuria e rrallë e zonës së Gorës në Kukës, pjesë e Parkut Kombëtar Korab – Koritnik, po josh çdo ditë dhe më shumë turistë vendas dhe të huaj që pëlqejnë natyrën e virgjër, sportet dimërore dhe alpinizmin. Zona ka një florë dhe faunë të pasur. Ajo njihet veçanërisht për prodhimet bio e sidomos për pataten, traditën e gatimit dhe veshjet popullore. Sonila Draga, e cila i pret mysafirët me veshjen e saj popullore, thotë se ajo përdoret për festa e dasma.
Mes vizitorëve tërheq vemendjen një familje e ardhur nga Gjermania, pjestarë e së cilës thonë se ndihen shumë mirë mes natyrës dhe njerëzve të kësaj ane. “Ne jemi shume të surprizuar nga kjo rrugë qe kemi përshkuar. Është një vend fantastik. Njerëzit janë shumë miqësore e ka shume diell” shton një prej tyre.
Por për investitorë e parë në infrastrukturën akomoduese të kësaj zone kjo sipërmarrje nuk ka qenë e lehtë. Gezim Basha tregon se ka nisur investet e tij i ka filluar para 5 vitesh, në kushte shumë të vështira dhe infrastrukturë shumë të vështirë. “Ka qenë dëshira ime për të qenë pioneri i turizmit malor” thotë ai për RTSH.
Impulse zhvillimit të turizmit malor në këtë zonë të begatë që shtrihet në trekëndëshin Kosovë – Shqipëri-Maqedoni po i japin dhe projektet e përbashkëta të zhvillimit ndërkufitar. Salim Jonuzi, Kryetar i Komunës së Dragashit në Kosovë thotë për RTSH se “Një prej projekteve është dhe rregullimi i rrugëve brenda Shishtavecit dhe ndërtimi i rrugëve prej kufirit deri në Krushevë”. Ai shton se nga komuna janë bërë disa shtigje për ecjen e atyre që duan të vizitojnë zonën.
Ndërsa Bukurosh Onuzi kryetar i organizatës “Destinacioni Turistik” thotë se Parku Kombëtar Korab – Koritnik, është nga zonat më të bukura që ka rajoni i Kukësit dhe veriu i Shqipërisë. “Ai shtrihet në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit dhe mund të gjesh gjithë bukurinë natyrore dhe peisazhet e mrekullueshme” thotë zoti Onuzi. Sipas tij vizita turistike shoqërohet me një shërbim turistik të garantuar, me hoteleri, restorante dhe bujtina cilësore, si dhe infrastrukturë shumë të mirë. Zoti Onuzi informon gjithashtu nëpërmjet RTSH se rruga nga Tirana në Shishtavec është vetëm dy orë e gjysëm.

Sicred