KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, të paktën 20 të lënduar pas një shpërthimi gazi

Paris, të paktën 20 të lënduar pas një shpërthimi gazi

Të paktën 20 persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ka tronditur qendrën e Parisit mëngjesin e kësaj të shtune. Nëntë prej të plagosurve janë në gjendje kritke për jetën. Policia bëri të ditur se dyshohet se shëprthimi në fjalë është shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së gazit në një furrë buke. Ndërkohë, forcat zjarrëfikëse janë angazhuar në shuarjen e flakëve që përfshinë godinën e biznesit në fjalë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se nga shpërthimi janë shkatërruar makina dhe janë dëmtuar godina në afërsi të godinës ku ndodhi shpërthimi. Ndërkohë qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi ngjarja, në mënyrë që shërbimet e emergjencës ta kenë më të lehtë aksesin në atë zonë.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com