KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris-Shpërthim me bombë në një restorant

Paris-Shpërthim me bombë në një restorant

Një shpërthim me bombë ka ndodhur në një restorant në periferi të Parisit. Mësohet se nga shpërthimi janë plagosur 12 persona, ku dy prej tyre kanë pësuar djegie të rënda. Ngjarja ka ndodhur në Aubervilliers, ku një eksploziv i llojit “Kokteil Molotov”, ka shpërthyer në ambientet e restorantit. Policia ka mbërritur në vendngjarje rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme. Rreth 50 zjarrfikës u thirrën për te vënë nën kontroll flakët. 10 persona kanë pësuar djegie të lehta, ndër ta edhe 6 policë që po përpiqeshin të normalizonin flakët.

Sicred