KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris; Protesta e komunitetit kinez
paris, protesta, komuniteti kinez, vrasje, bota

Paris; Protesta e komunitetit kinez

Rreth 150 kinezë, rezidentë në Paris kanë protestuar para stacionit të policisë së qarkut 19 në kryeqytetin francez pas vrasjes së Liu Shaojo nga oficerët e policisë në shtëpinë e tij të dielën. Ngjarja erdhi pas një alarmi për dhunë dhe sherr në një familje, ku sektori i anti krimit i është përgjigjur thirrjes. Por kur kanë mbërritur në apartamentin në fjalë, Shaojo ka kërcënuar një oficer me një palë gërshërë. Komuniteti kinez ka shpërthyer në protesta dhe përpleshje kundër policisë, duke qëlluar ndaj efektivëve me shishe dhe Molotov. Sipas mediave franceze , rreth 35 persona janë arrestuar gjatë protestës së natës së kaluar. Ata kërkojnë më shumë siguri në lagjet e tyre dhe mbrotje më të mirë nga policia. Ministria e jashtme kineze tha se pas ngjarjes ka thirrur një diplomat francez për të sqaruar më shumë rrethanat e ngjarjes. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një vrasje e tillë, pasi edhe vitin e shkuar një person humbi jetën në periferi të Parisit në rrethana të ngjashme.

Sicred