KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris: Makina përplaset me një piceri, 1 viktimë e 13 të plagosur

Paris: Makina përplaset me një piceri, 1 viktimë e 13 të plagosur

Një makinë është përplasur mbrëmë me një piceri në fshatin e quajtur Set-Sort, në lindje të Parisit, duke i marrë jetën një vajze 13-vjeçare dhe duke plagosur 13 persona të tjerë. Pesë nga të plagosurit janë në gjendje kritike ndërkohë që vëllai 3 vjeçar i vajzës që humbi jetën po lufton me vdekjen në një spital të Parisit. Drejtuesi i automjetit, një 32-vjeçar francez, u vu nën pranga, dhe megjithëse veprimet e tij duket se ishin të qëllimshme, incidenti nuk po trajtohet si një sulm terrorist. Policia bëri të ditur drejtuesi i automjetit ishte përpjekur të vriste veten të dielën që lamë pas. Ai nuk kishte preçendent penal. Sipas mediave lokale, ai i kishte thënë policisë se kishte edhe armë në makinë. Në Francë, dhe në një numër vendesh të tjera, sulmet me automjete ndaj civilëve po bëhen të shpeshta. Më i rëndi ishte ai i ndërmarrë në qytetin e Nisës vitin e shkuar, ku humbën jetën 84 persona. Javën e shkuar, një person përplasi me makinën e tij gjashtë ushtarë në Paris, ndërsa u plagos nga policia kur po përpiqej të arratisej.

Sicred