KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, Makron heq dorë nga rritja e taksës së naftës
Paris, Makron heq dorë nga rritja e taksës së naftës

Paris, Makron heq dorë nga rritja e taksës së naftës

Dy javë protesta e demonstrata mbarëkombëtare, që i vunë “flakën” Parisit dhe nuk kursyen as vendet më të frekuentuara nga turistët, si Harku i Triumfit apo bulevardi “Champs Elysees”, dhanë efektin e tyre. Kryeministri francez Edouard Philippe pritet të njoftojë sot pezullimin e rritjes së taksës së naftës. Rritja e taksës, që çon në rritjen e çmimit për konsumatorët e që ishte planifikuar të hynte në fuqi nga 1 janari, solli revolten e atyre qe u vetëquajtën“jelekë të verdhë”, apo njerëzve që fillimisht dolën në rrugë për të kundërshtuar këtë aspekt, e më pas demonstratat morën natyre antiqeveritare, duke u fokusuar kryesisht kundër politikave të presidentit Emmanuel Makron. Pezullimi i rritjes së taksës, siç bëjnë të ditur burime qeveritare, pritet të shoqërohet me masa të tjera që do të synojnë dhënien fund të demonstratave mbarëkombëtare dhe qetësimin e situatës pas dy javëve te verteta ferri per Parisin dhe jo vetem.

Sicred