KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, lumi i Senës vazhdon të rriti nivelin

Paris, lumi i Senës vazhdon të rriti nivelin

Lumi Senë vijon të fryhet, dhe niveli i tij është aktualisht katër metra mbi normën normale, duke kapur shifrën e 5.84 metrave. Specialistët shprehen se ujërat nuk pritet të tërhiqen para ditës së martë. Javë të tëra me reshje sollën rritjen e jashtëzakonshme të nivelit të lumenjve në rajonit e Parisit. Rreth 1500 persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre në Paris, ndërsa një numër i ngjashëm banesash kanë mbetur pa energji lektrike. Në reshjet e vitit 2016, niveli i lumit arriti në 6.1 metra. Shtatë stacione metrosh dhe trenash do të qëndrojnë të mbyllura deri në datën 5 shkurt. Disa rrugë përgjatë Senës janë mbyllur. Në Luvër janë mbyllur katet e poshtme, dhe në gatishmëri të lartë janë edhe muze të tjerë si Muzeu d’Orsei apo galeria Orangerie. Disa zona në rrethinat e qytetit janë nën ujë, ndërsa dhjetra persona janë evakuar nga këto zona. Ndërkohë, disa shkolla janë mbyllur.

Sicred