KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, kontrollohet zyra e kandidatit presidencial Fijo
Fijo: Kam gabuar, por do vazhdoj garën për president

Paris, kontrollohet zyra e kandidatit presidencial Fijo

Policia franceze ka kontrolluar zyrën në Parlament të kandidatit presidencial republikan, Fransua Fijo. Kontrolli është pjesë e hetimeve që kanë nisur së fundmi pas një skandali të publikuar në media, ku raportohet se bashkëshortja e tij, Penelope, ishte paguar afro 500.000 euro si asistente e tij në këtë institucion. Sipas mediave që kryen investitigimin, gruaja e zotit Fijon nuk ka punuar asnjë ditë në këtë institucion. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Franca është në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, gjë që mund të dëmtojë rëndë imazhin e kandidatit të së djathtës. Fransua Fijo gjatë marrjes në pyetje të hënën, nuk i ka mohuar pagesat që kanë shkuar në drejtim të bashkëshortes përgjatë periudhës 1998-2013, por theksoi se ajo ka punuar realisht si asistente e tij në Parlamentin e Francës. Ai tha gjithashtu se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga gara në rast se autoritetet do të kërkojnë hetime të mëtejshme për këtë rast. Fillon është parë si një nga kandidatët kryesorë për të triumfuar në zgjedhje, për shkak të dobësimit të së majtës e cila përveç pakënaqësisë së madhe që ka krijuar në rradhët e qytetarëve, është e shpërbërë në disa grupime.

Sicred