KRYEFAQJA » LAJME » Paris; Banorët lahen në Senë
Paris, Banorët, lahen, në Senë

Paris; Banorët lahen në Senë

Për herë të parë në histori, ose të paktën për aq sa mbahet mend, parizienët mund të lahen në ujërat e kryeqytetit. Noti në Senë dhe në çdo vend tjetër me ujë në Paris u ndalua me ligj në vitin 1923 dhe deri dje ishte i ndëshkueshëm me një gjobë prej 11 eurosh. Historianët thonë se ndalimi i notit u bë për shkak të cilësisë të keqe të ujit, por tashmë ajo është përmirësuar tej mase. Bashkia e Parisit hapi të martën tre pishina për publikun në zonën e Bassin del la Vilette, një strategji që shkon krah me kandidaturën e kryeqytetit francez për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2024. Qytetarët e kryeqytetit e kanë shfrytëzuar menjëherë këtë mundësi që i është paraqitur dhe tre pishinat me thellësi të ndryshme janë plot gjatë gjithë kohës. Autoritetet thanë se pastërtia e ujit është e kënaqshme, por sidoqoftë, në pishina kryhen kontrolle çdo tre orë për t’u siguruar. Planet e Parisit janë edhe më ambicioze, pasi me kandidaturën për Lojërat Olimpike, ka dhënë edhe premtimin se do të bëjë të gjithë lumin e Senës të notueshëm deri në vitin 2024.

Sicred