KRYEFAQJA » LAJME » Paratë kontrabandë në Portin e Durrësit; Katër persona në pranga
"Çështja Toyota Yaris", arrest me burg për katër personat

Paratë kontrabandë në Portin e Durrësit; Katër persona në pranga

Katër persona janë vënë në pranga deri më tani të dyshuar se kanë lidhje me sasinë më të madhe të parave kondrabandë të sekuestruar në portin e Durrësit. Sasia e padeklaruar e parave u gjet brenda dy automjeteve tip ”Toyota Yaris”, pa targa. Policia zyrtarisht tha se janë sekuestruar 3.4 milionë Euro dhe 80 mijë franga zvicerane. Mjetet ishin pjesë e 10 makinave që transportoheshin me kamionë nga Belgjika dhe mbërritën me traget me linjën e Ankonës në Durrës. Përveç makinave u sekuestruan edhe një kallashnikov, 1 radio policie dhe 7 celularë. Sipas njoftimit, Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase në datën 20 Qershor për karoatrecin që pritej të transportonte makinat. Gjatë aksionit u arrestuan katër persona. Ata janë Agim Çeka 61 vjeç, Edi Lika (Cani) 41 vjeç, Klevi Lika 21 vjeç dhe Alban Mollaymeri 40 vjeç. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona me iniciale A.V. 33 vjeç dhe E.V. 38 vjeç të dyshuar si porositës së makinave.                                                                                                                                                                                                           

Sicred