KRYEFAQJA » LAJME » Paraplegjikët kundër ligjit të ri për mbrojtjen sociale
paraplegjiket, tetraplegjiket, ligji i ri, kunder, ismajli

Paraplegjikët kundër ligjit të ri për mbrojtjen sociale

Ligji i ri për shërbimet shoqërore në pritje për t’u miratuar në kuvend , parasheh disa ndryshime në procedurat e ofrimit të këtyre shërbimeve për kategoritë në nevojë por sipas kreut të shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Ndek Ismajli , për këtë kategori personash ndryshimet sjellin koklavitje, deri edhe marrjen e statusit shëndetësor që u takon. Sipas Ismajlit fakti që ligji në fjalë nuk figuron i shoqëruar me një faturë financiare nuk le vend të shpresosh në konkretizimin e disa ndryshimeve që të ndjeshme për personat si ai. Ismajli sheh me keqardhje mungesën në ligj të një reference konkrete për perfshirjen sociale të kategorisë së personave me aftësi të kufizuara. Deri më sot asnjë sipërmarrje private , shtetërore jo e jo , nuk rezulton të jetë përballuar me sanksione ligjore për shkak te mospërbushjes së detyrimit që një në çdo 25 punonjës , të jetë me aftësi të kufizuar.

Sicred