KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Parandalohet një sulm terrorist në Australi

Parandalohet një sulm terrorist në Australi

Policia australiane ka vënë nën pranga një 20-vjeçar, i cili dyshohet se po planifikonte të ndërmerrte një sulm terrorist gjatë festimeve të vitit të ri në Melburn. Ndaj të dyshuarit do të ngrihet akuza e akteve terroriste, si pasojë e së cilës ai mund të dënohet me burg të perjetshëm. Sipas policisë, i riu kishte planifikuar të përdorte një armë automatike për të hapur zjarr në sheshin në qendëer të qytetit. Megjithatë, autoritetet bënë të ditur se agresori nuk ishte pajisur akoma me armë para se të arrestohej në rrethinat e Melburnit. – I dyshuari kishte ndërmend të përdorte një armë zjarri për të qëlluar dhe vrarë sa më shumë njerëz të ishte e mundur”, tha sot zëvendësdrejtori i policise së shtetit australian të Viktorias. I riu kishte Lindur në Australi nga prindër somalezë dhe ishte nën mbikqyrjen e policisë që nga muaji janar i këtij viti. Ai kishte marrë një manual online të Al-Kaedas ku udhëzohej se si të ndërmerrej një sulm terrorist, si dhe ishte simpatizant i të ashtuquajturit grupi terrorist i shtetit islamik.

Sicred