KRYEFAQJA » LAJME » Parandalimi i aksidenteve rrugore, 5 të arrestuar gjatë 12 orëve në Tiranë

Parandalimi i aksidenteve rrugore, 5 të arrestuar gjatë 12 orëve në Tiranë

Gjatë 12 orëve të fundit policia rrugore, ka vijuar kontrollet me Drager e Radar. Në shumë pika janë bërë kontrolle të lëvizshme, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme si dhe orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Kontrollet kanë konsistuar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët:
• drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur
• qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara
• nuk përdorin rripin e sigurimit
• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
• nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit
• qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
Janë evidentuar dhe arrestuar në flagrancë: 5 drejtues mjetesh që drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka dalë nga rruga por pa pasoja. Si dhe janë pezulluar 28 Leje Drejtimi.

Sicred