KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paraguaj, protesta kundër ndryshimeve kushtutuese
Paraguaj, protesta kundër ndryshimeve kushtutuese

Paraguaj, protesta kundër ndryshimeve kushtutuese

Kryeqyteti i Paraguajit u përfshi nga një betejë e vërtetë gjatë natës, pasi protestuesit sulmuan dhe i vunë zjarrin ndërtesës së parlamentit. Trazirat nisën pasi senatorët votuan fshehtas një amendament kushtetues që i lejon presidentit aktual Horasio Kartes të rizgjidhet. Kushtetuta e Paraguajit, por edhe e disa vendeve të tjera latinoamerikane, e ndalon rizgjedhjen e presidentëve në një mandat të dytë 5 vjeçar, nisur nga e shkuara diktatoriale e këtyre vendeve. Protestuesit e quajtën votën e fshehtë në senat si grusht shteti dhe kanë ftuar gjithë popullin të dalë në rrugë për t’i bërë ballë. Votimi u krye nga 25 senatorë nga 45 sa ka gjithsej dhe jo në sallën e zakonshme të seancave, por në një dhomë me dyer të mbyllura. Zyrat e parlamentit u dogjën dhe u plaçkitën, pavarësisht përpjekjeve të policisë për të shpërndarë protestuesit me ujë, gaz lotsjellës e plumba gome. Gjatë rrëmujës pati shumë të plagosur, mes tyre edhe politikanë, gazetarë dhe policë. Vetë presidenti tha se shteti nuk do të lejojë barbarët të shkatërrojnë paqen dhe demorkacinë.

Sicred