KRYEFAQJA » LAJME » Parada LGBT: “Jo qejf por Aksion”

Parada LGBT: “Jo qejf por Aksion”

Anëtarë të komunitetit LGBT, aktivistë të shoqërisë civile dhe mbështetës të kauzës, pedaluan sot për të drejtat e komunitetit LGBTI në Shqipëri. Pas shumë pikëpyetjesh nëse protesta e opozitës do ta ndalonte pedalimin, kjo nuk ndodhi. Kristi Pinderi, aktivist LGBTI, tha për s“Kishim dy opsione një të shkonim nga liqeni dhe të përfundonim tek kopshti zoologjik ose dy të qëndronim në shtëpi. Zgjodhëm një opsion të tretë të vazhdonim me planin tonë sepse komuniteti LGBTI nuk mund të fshihet gjithë jetën”. Xheni Karaj, një tjetër aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBTI, tha se kjo nuk është festë por protestë. “Parada jonë nuk është qejf por një aksion politik. Një aksion politik që këtë vit kërkon t’iu tregojë njerëzve që koha e premtimeve ka skaduar dhe ka filluar koha e rezultateve konkrete”, tha Karaj për Historia. Parada nisi nga pallati i kongreseve ndërsa pjesmarrësit pedaluan në pjesën e mbetur bosh nga protesta në bulevard për të vijuar përmes bllokut e përgjatë lumit Lana deri tek ura në shkollën Vasil Shanto.

Sicred