KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa për Mianmarin dhe Rohinxhat
Papa, për Mianmarin, dhe Rohinxhat

Papa për Mianmarin dhe Rohinxhat

Papa Françesku mbrojti strategjinë që përdori në Mianmar, ku shmangu përdorimin e termit “rohinxha”, duke thënë se mesazhi i tij iu transmetua liderëve ushtarakë dhe civilë të atij vendi, pa rrezikuar mbylljen e derës për dialog. Duke folur për gazetarët në bordin e avionit me të cilin po kthehej nga Bangladeshi për në Romë, Ati i shenjtë gjtihashtu tregoi se kishte qenë i vendosur gjatë takimeve private me liderët ushtarakë të Minamarrit rreth nevojës për respektimin e të drejtave të Rohinxhave. Ai gjithashtu tha se kishte qarë kur ishte takuar me një grup refugjatësh Rohinxha në Bangladesh, ku mbrojti të drejtat e tyre në një takim emocional. – Për mua, gjëja më e rëndësishme është të përcohet mesazhi, që gjërat të thuhen me radhë dhe të dëgjohen përgjigjet, – tha ai. – E dija se nëse do ta kisha përdorur atë fjalë gjatë fjalimeve zyrtare, ata do të na e kishin mbyllur derën në fytyrë. Por, në publik, unë përshkrova situatat, të drejtat dhe thashë se askush nuk duhet të përjashtohet nga e drejta për shtetësi, në mënyrë që të shkoja më tej gjatë takimeve private, – shpjegoi ati i shenjtë. Papa Françesku nuk e përdori fjalën Rohinxha në publik, ndërsa vizitoi Minamarin, një vend me shumicë budiste, që nuk e njeh komunitetin musliman rohinxha si grup etnik, por i konsideron ata si imigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi. Kisha katolike e Minamarit e kishte këshilluar Papën të mos e përdorte fjalën “Rohinxha” pasi kjo do të nxiste autoritetet e Miamarit kundër kristianëve dhe minoriteteve të tjera.

Sicred