KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa nuk u përgjigjet akuzave

Papa nuk u përgjigjet akuzave

Papa Francesku ka refuzuar t’u përgjigjet pretendimeve të një ish diplomati të Vatikanit, i cili i ka bërë thirrje Atit të Shenjtë të dorëhiqet. Arqipeshkvi Karlo Maria Vigano e ka akzuar Papën se ka mbuluar pretendimet për abuzime seksuale nga një kardinal amerikan. Papa u pyet për këto akuza nga gazetarët gjatë kthimit për në Romë, pas një vizite që zhvilloi fundjavën që lamë pas në Irlandë. Kreu i Kishës Katolike tha se nuk do të thoshte asnjë fjalë të vetme për t’iu përgjigjur një letre prej dymbëdhjetë faqesh të shkruar nga Arqipeshkvi vigano. – Do ju them sinqerisht atë që duhet t’ju them dhe për të gjithë ata që janë të interesuar: lexojeni dokumentin me kujdes dhe gjykojeni vetë, -u tha ai gazetarëve. Koha e letrës, e publikuar pasi Papa adresoi abuzimet seksuale nga priftërinjtë gjatë vizitës së tij në Irlandë, ka ngritur pyetjen nëse Papa Francesku po përballet me një sulm të koordiuar nga tradicionalistët brenda hierarkisë katolike. – Keni majtueshëm aftësi gazetareske që të nxirrni konkluzione. Kur të kalojë pak kohë dhe ju t’i keni nxjerrë përfundimet, ndoshta do të flas, – shtoi ai.

Sicred