KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku shprehet në lidhje me abuzimet seksuale
Papa Françesku shprehet në lidhje me abuzimet seksuale

Papa Françesku shprehet në lidhje me abuzimet seksuale

Papa Françesku ka dënuar mizoritë e abuzimeve seksuale dhe mbulimin e tyre nga kleri në një letër adresuar 1.2 miliardë katolikëve në të gjithë botën. Letra dërguar Popullit të Zotit bën thirrje që t’i jepet fund kulturës së vdekjes në Kishë, adreson dështimet për trajtimin e abuzimeve si dhe apelon për falje. Sipas Vatikanit, kjo është hera e parë që një Papë i adreson një letër të gjithë popullatës Katolike me temë abuzimin seksual. Letra që përmban dy mijë fjalë, flet në mënyrë të drejtëpërdrejtë për skandalin e abuzimeve seksuale të kryera ndaj më shumë se 1 mijë fëmijëve në Pensilvani të SHBAve, dhe pranon rolin e Kishës në dështimin për veprim. Në letrën e tij Ati i shenjtë përshkruan dhimbjen e këtyre viktimave që për shumë kohë u injoruan ose nuk u lanë të flisnin. Mesazhi i Papës gjithashtu citon një pasazh nga Bibla, Korintasit, ku thuhet se kur vuan një anëtar, vuajnë të gjithë, dhe gjithashtu i bën thirrje Kishës të kuptojë realitetin e asaj që ka ndodhur në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të përbashkët. -“Sot ne duam solidaritet në kuptimin më të thellë dhe më sfidues të mundshës. ëhstë thelbësore që ne si, Kishë të jemi të aftë të pranojmë dhe dënojmë, me turp dhe trishtim, mizoritë e kruera nga eprsonat e shuguruar, klerikët dhe ata që u është besuar misioni i kujdesit për më të dobëtit. Le të kërkojmë falje dhe mëkatet tona dhe mëkatet e të tjerëve,”- u shpreh Ati i shenjtë. Javën e shkuar, një grand juri publikoi një raport ku faktoheshin me detaje shtatë dekada abuzimi dhe ngacmimi seksual në Pensilvani, dhe ku tregohej se më shumë se 1 mijë minorenë ishin abuzuar nga 300 priftërinj në atë shtet të SHBA-ve.

Sicred