KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku paralajmëron: “Bota po i drejtohet një lufte edhe më të madhe se sa ato të mëparshmet”
Papa Françesku paralajmëron: “Bota po i drejtohet një lufte edhe më të madhe se sa ato të mëparshmet"

Papa Françesku paralajmëron: “Bota po i drejtohet një lufte edhe më të madhe se sa ato të mëparshmet”

Nga vendi i shndërruar në simbol të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore në Itali, Papa Françesku bëri një prej thirrjeve më të forta e emocionale kundër luftës. “Bota po i drejtohet një lufte edhe më të madhe se sa ato të mëparshmet”-pohoi numri një i Vatikanit, pasi vizitoi varrezat e ushtarëve amerikanë ne qytezën e Nettunos. Komentet i bëri gjatë një meshë në ambient të hapur për mijëra vetë, në ditën kur Katoliket kujtojnë të vdekurit. “Kurrë me o Zot, kurrë me nga këto masakra të pakuptimta! Sot që bota është në luftë dhe po bëhet gati të hyje edhe më e fuqishme në luftë duhet ta themi këtë…Me luftën humbet gjithçka”, deklaroi Papa Françesku.
Më pas Ati i Shenjtë vizitoi edhe memorialin e masakrave të Luftës së Dytë Botërore në Romë. Fjalët e Papa Françeskut i bëjnë jehonë thirrjes së Papa Palit të 6, ne 4 tetor te 1965 kur tha para OKB, “Kurrë më luftë’. Këtë vit u përkujtua edhe 100 vjetori i letrës se Benediktit XV për shtetet e përfshira në Luftën e Madhe, të cilave u kërkoi të ndalonin masakrat e pakuptimta.

Sicred