KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku në mbrojtje të viktimave të abuzimit nga priftërinjë në Pensilvani

Papa Françesku në mbrojtje të viktimave të abuzimit nga priftërinjë në Pensilvani

Në një deklaratë për medait, Vatikani ka bërë të ditur se Papa Francesku është në anën e viktimave të më shumë se 300 priftërinjve të cilët janë akuzuar se kanë abuzuar me fëmijët në shtetin amerikan të Pensilvanisë. Vaktikani gjithashtu thekson se Kisha dëshiron të dëgjojë viktimat për të çrrënjosur këtë tmerr tragjik. Deklarata vjen pasi prokurorët amerikanë bënë të ditur se më shumë se 1 mijë fëmijë janë ngacmuar seksualisht nga kleri në Pensilvani. Konferenca amerikane e Ipeshkëve katolikë ka apeluar që të fillohet sa më shpejt një hetim i drejtuar nga Vatikani. Kardinali Daniel Di Nardo, president i kësaj konference e quajti skandalin një dështim të lidershipit episkopal. Në raportin e publikuar nga një grand juri e Penslivanisë thuhet se 301 priftërinj kanë abuzuar me fëmijë në shtetin e Pensilvanisë gjatë 70 viteve të fundit. Në raport gjithashtu thuhet se disa abuzues dhe personat që i mbuluan krimet e tyre janë ngritur në role të larta në kishë.

Sicred