KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku: Më vjen turp nga abuzimet e kishës
Papa Françesku: Më vjen turp nga abuzimet e kishës

Papa Françesku: Më vjen turp nga abuzimet e kishës

Papa Françesku u shpreh në Dublin se i vinte “turp” dhe ndjente “vuajtje” përballë “dështimit të autoriteteve kishtare” që të zgjidhte siç duhej “krimet e neveritshme” të klerit në Irlandë. “Dështimi i autoriteteve kishtare – peshkopë, drejtues fetarë, priftërinj për t’u përballur siç duhej ndaj krimeve të neveritshme, ka shkaktuar zemërim dhe mbetet një nga shkaqet e vuajtjes dhe ndjesisë së turpit për komunitetin katolik”, iu drejtua papa autoriteteve politike dhe civile irlandeze, pak pasi mbërriti në vend. Udhëheqësit e Kishës Katolike Irlandeze akuzohen se kanë mbuluar qindra priftërinj të dyshuar se kanë abuzuar seksualisht me mijëra fëmijë për disa dekada.
Papa zhvilloi ditën e shtunë një vizitë të tensionuar në Irlandë. Ai u takua me tetë viktimat e abuzimit të Kishës duke pranuar “dështimin” e hierarkisë irlandeze përballë “krimeve të neveritshme”, ndërsa Dublin i kërkoi Atit të Shenjtë të përdorte ndikimin e tij për të shkuar më tej. Numri i njerëzve të mbledhur në rrugë për të përshëndetur Atin e Shenjtë ishte më i vogël sesa ai i irlandezëve që përshëndetën Papa Vojtilën, gjë që dëshmon se shkëmbi i dikurshëm i katolicizmit irlandez është gërryer, që kur nisën të dilnin për herë të parë në dritë skandalet e abuzimit të fëmijëve në vitet ’90.
Mes turmave mikëpritëse dhe kritikëve të ashpër të Kishës, pritja e papës u shoqërua me shumë polemika në një vend katolik ku kisha është përfshirë, që nga vitet 1980, nga disa skandaleve të tmerrshme. Moment i shumëpritur për popullin ishte takimi i Papa Franceskut për një orë e gjysmë me tetë viktimat irlandeze të abuzimeve të kryera në të kaluarën nga anëtarët e klerit, të priftërinjve dhe të personave që shërbejnë në institucionet katolike. “Papa n’a kërkoi falje për gjithcka ka ndodhur në këto qendra për vajzat nëna’’, u shprehën ato në një komunikatë për shtyp, të habitur nga dëgjimi i vëmendshëm nga ana e papës.

Sicred