KRYEFAQJA » LAJME » Papa Françesku ka uruar zotin Ilir Meta, me rastin e zgjedhjes në postin e presidentit të Shqipërisë
Papa Françesku ka uruar zotin Ilir Meta, me rastin e zgjedhjes në postin e presidentit të Shqipërisë

Papa Françesku ka uruar zotin Ilir Meta, me rastin e zgjedhjes në postin e presidentit të Shqipërisë

Papa Françesku i ka përcjellë përgëzimet më të sinqerta kreut të ri të shtetit shqiptar Ilir Meta, i cili pas pak ditësh merr zyrtarisht detyrën. “Teksa ju bëheni gati të filloni bëheni mandatin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet më të ngrohta ju dhe qytetarëve shqiptarë. Të ndërgjegjshëm për klimën pozitive të respektit dhe besimit reciprok ekzistues në Shqipëri midis njerëzve me tradita të ndryshme fetare. Lutem që ju të mund të forconi gjithnjë e më shumë angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit drejt të mirës së përbashkët. Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet”, shkruhet në mesazhin e urimit të Atit të Shenjtë.

Sicred