KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa Françesku bën thirrje për respektimin e qytetit të shenjtë, të Jeruzalemit

Papa Françesku bën thirrje për respektimin e qytetit të shenjtë, të Jeruzalemit

Papa Françesku bëri sot thirrje për respektimin e status quo-s të Jeruzalemit, duke theksuar se tensioni i ri në lindjen e Mesme do të përkeqësojë konfliktet botërore. Presidenti amerikan Donald Tramp pritet të njohë sot Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe t’i hapë rrugë zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në qytetin e lashtë, një vendim ky që përmbys dekadada të tëra të politikës amerikane dhe rreizkon përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Mesme. Duke folur gjatë audiencës së përgjithshme javore në Vatikan, Ati i Shenjtë bëri thirrje që të respektohen rezolutat e OKB-së për qytetin, i cili është i shenjtë si për izraelitët ashtu edhe për të krishterët e mulsimanët. – Bëj thirrje që të gjithë të angazhohen në respektimin e status quo-së së qytetit në përputhje me rezulotat e Kombeve të Bashkuara, – u shpreh ati i shenjtë, i cili shprehu shqetësimin e tij për situatën e krijuar. Papa gjithashtu theksoi se shpresonte që mencuria dhe maturia të mbizotëronin në mënyrë që të shmangej shtimi i elementëve të rinj tensionues në panoramën botërore e cila është aktualisht e tronditur nga shumë konflikte mizore. Para se të bënte këto komente, ati i Shenjtë u takua privatisht me një grup palestinezësh të përfshirë në dialogun ndërfetar me Vatikanin. – Vendi i Shenjtë është për ne të krishterët vendi i dialogut mes zotit dhe njerëzimit, – u shpreh Papa Françesku gjatë këtij takimi, duke theksuar se kushti kryesor i këtij dialogu është fuqizimi i respektit për hir të njohjes të të drejtave të gjithë njerëzve, pavarësisht se ku ata ndodhen. Papa Françesku gjithashtu zhvilloi dje edhe një bisedë telefonike me Presidentin palestinez Mahmud Abaz.

(Visited 33 times, 1 visits today)
Sicred