KRYEFAQJA » LAJME » Panuçi shpall listën e Kombëtares për Spanjën dhe Italinë
Panuçi shpall listën e Kombëtares pë Spanjën dhe Italinë

Panuçi shpall listën e Kombëtares për Spanjën dhe Italinë

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Kristian Panuçi, ka bërë të ditur listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet zyrtare eleminatore me Spanjën dhe Italinë, që luhen përkatësisht më datë 6 dhe 9 tetor 2017. Sikundër edhe në ndeshjet e mëparëshme, trajneri Panuçi ka vendosur të zbardhë listën disa ditë përpara nisjes së grumbullimit, dhe daljes publike për mediat, ditën e hënë në orën 10.00 në selinë e FSHF-së.
Për këto dy ndeshje, Panuçi ka grumbulluar 26 lojtarë, në një kohë që do të jenë të gatshëm në takimin me Italinë në Shkodër edhe futbollistët e skualifikuar për takimin me Spanjën, Mavraj, Roshi e Kukeli. Për dy takimet zyrtare eliminatore me Spanjën, më 6 tetor, dhe Italinë, më 9 tetor, do të jenë në dispozicion të trajnerit, edhe futbollistët Sokol Cikalleshi e Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani, të cilët rikthehen me ekipin kombëtar.
Spikat edhe ardhja në kombëtare e futbollistit të Breshias, Emanuele Ndoji. Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë ditën e hënë në hotel “Tropikal, një një kohë që trajneri i skuadrës do të dalë përpara mediave për këto dy ndeshje të radhës, duke iu përgjigjur interesit të medias, ditën e hënë në orën 10:00 në selinë e FSHF-së.

Sicred