KRYEFAQJA » LAJME » Panuçi: Shkarkimin tim e ka në dorë Duka!
Panuçi: Lufta jonë për vendin e dytë

Panuçi: Shkarkimin tim e ka në dorë Duka!

Traineri i kombëtares shqiptare të futbollit Kristian Panuçi, ka pranuar përgjegjësinë e tij në rezultatet negative të ekipit, ndërsa tha se shkarkimin e tij e ka në dorë presidenti Armando Duka. Një ditë para miqësores me Uellsin në “Elbasan Arena” ai tha se “Duhet të pyesni Dukën për të ardhmen time. Jam përgjegjësi kryesor për situatën. Shkarkimin tim e ka në dorë Duka, unë do respektoj kontratën deri në 2019, nëse nuk shkojmë në Europian shkoj në shtëpi”. Panuç pranoi se ka gabuar me filozofinë e tij. “Do të ndryshojmë rrugën, të shpresojmë të jetë e duhura” premtoi ai.
Pas humbjes turpëruese të shtunën 4-0 me Skocinë, janë shtuar zërat për nevojën e ndryshimeve në kombëtaren shqiptare, në rradhë të parë ndryshimin e trainerit. Në media kanë filluar dhe po permenden emrat e atyre që mund të zëvëndësojnë Panuçin.

Sicred