KRYEFAQJA » LAJME » Panuçi optimist në Gllasgou: Do të bëjmë gjithçka për ta fituar!
Panuçi optimist në GlLasgou: Do të bëjmë gjithçka për ta fituar!

Panuçi optimist në Gllasgou: Do të bëjmë gjithçka për ta fituar!

Shqipëria ndeshet sonte në mbrëmje me Skocinë, në takimin e dytë në kuadër të grupit të saj të Ligës së Kombeve në futboll. Trajneri Kristian Panuçi ka qenë optimist në konferencën për shtyp mbajtur të dielën në Gllasgou. Do të jetë një Shqipëri me ndryshime ajo kundër Skocisë të hënën, edhe pse zakonisht ekipi fitues nuk ndryshohet, tha ai në prag të sfidës në “Hampden Park” të Gllasgout. “Natyrisht edhe për faktin se janë 2 ndeshje brenda dy ditësh, do të ndryshoj diçka. Kam menduar disa ndryshime referuar edhe takimin me Izraelin, do t’i shikoni nesër në fushë” tha Panuçi.
Por, si ka shkuar Shqipëria në Skoci? “Natyrisht nuk zbresim në fushë për një pikë. Zbresim për ta fituar. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Njohim defektet që kemi. Jemi përballë një skuadre kundërshtarë të plagosur, ka humbur ndaj Belgjikës në miqësore. Luajmë në një mjedis të vështirë. Nuk vijmë në asnjë moment për të marrë një pikë. Natyrisht do të provojmë të fitojmë. Dhe me kualitetet që kemi do të provojmë të fitojmë, me gjithë respektin që kemi për Skocinë është e drejta jonë të provojmë të fitojmë. Më pas do të flasim pas ndeshjes” shprehet Panuçi.
Trajneri kuqezi ka qenë edhe më parë në Skoci, madje dhe ke shënuar, por thotë se tani është ndryshe. “Ka qenë një nga momentet më të mira goli i shënuar ndaj Skocisë. Është një situatë tjetër tani. Tani vij si trajner i Shqipërisë. Skocia ka qenë ndryshe në atë kohë, nuk do të jetë aspak e thjeshtë dhe kur do të vish të luash më një Skoci që vjen pas një humbje 4-0 dhe ajo që mendoj është se duhet respektuar krenaria te skuadra kundërshtare. I frikësohem shumë krenarisë së lojtarëve skocezë. E ritheksoj se është një ndeshje e vështirë dhe duhet luajtur me shumë kurajo. Le të themi se do i japim goditjen e fundit një skuadre te plagosur” tha traineri i kombëtares shqiptare.
Panuçi nuk ushqen iluzione sa i përket grupit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. “Është një grup i ekuilibruar. Janë të treja favorite sepse i përkasin të njëjtin nivel. Nëse do të mendojmë që jemi në favoritë, do të ishte gabim i madh. Do të punojmë për të arritur vendin e parë”.
Ndeshja Skoci-Shqipëri do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 20:45.

Sicred