KRYEFAQJA » LAJME » Panuçi : “Objektivi i vetëm dhe unik është 2020”
Panuçi nis me dorë të hekurt, Çikalleshi jashtë kombëtares

Panuçi : “Objektivi i vetëm dhe unik është 2020”

Italiani Kristian Panuçi do të jetë traineri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Prezantimi i tij u bë të mërkurën paradite në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu i FSHF-së, Armand Duka, tha se Panuçi do të japë më të mirën e mundshme me përfaqësuesen tonë. “Dëshira e trajnerit italian është që të kualifikojë Shqipërinë për në europianin e vitit 2020. Jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen më të mirë” tha me këtë rast zoti Duka.
Edhe Panuçi deklaroi se objektivi është kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2020. “Jam i bindur që kemi një skuadër shumë të mirë. Kemi katër ndeshje të rëndësishme përpara për eleminatoret e botërorit, edhe pse është thuajse e pamundur kualifikimi, por që do të na shërbejë për t’u përgatitur për Europianin e 2020. Mezi pres që të filloj nga puna dhe të përpiqem t’u jap kënaqësi njerëzve të këtij vendi. Objektivi i vetëm dhe unik është 2020, i vetmi objektiv i rëndësishëm për ne dhe grupin e mundësitë për t’ja dalë mbanë i kemi” tha ai.
Kristian Panuçi vlerësoi edhe paraardhësin e tij në kombëtaren shqiptare Gianni De Biasi. “De Biasi bëri historinë me Shqipërinë dhe unë do të përpiqem që të bëj një tjetër histori me këtë skuadër” tha ai, duke shtuar “Është e vështirë, por jam i bindur se do t’ja dalim mbanë”.
Zgjedhja e Panuçit është përshëndetur nga kryerministri Rama. “Benvenuto Mister✌️?Le të urojmë që traineri i ri i kuqezinjve, Christian Pannuci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit?#FORCASHQIPËRIA⚽️??

Sicred