KRYEFAQJA » LAJME » Panuçi : “Nuk më pëlqen të gjej justifikime, por bateritë i kishim të shkarkuara”
Panuçi optimist në GlLasgou: Do të bëjmë gjithçka për ta fituar!

Panuçi : “Nuk më pëlqen të gjej justifikime, por bateritë i kishim të shkarkuara”

Traineri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi, ka dhënë spjegime pas humbjeve të rënda që ekipi i tij pësoi gjatë javës së kaluar. Pavarësisht se ishin takime miqësore, humbja 3-0 me Kosovën dhe 4-1 me Ukrainë, nga oponioni u konsideruan poshtëruese.

Por për Panuçin “Nuk ka asgjë kaq të rëndë dhe katastrofike siç duan të duket. Bëmë dy ndeshje negative, sepse skuadrës i mbaroi benzina, pasi nuk jemi Brazili apo Franca”. Traineri italian kujtoi se në ekip mungojnë Basha, Xhaka, Memushaj, Grezda, Sadiku ndërsa Mavraj ka 5 muaj që nuk luan. “Ukraina kishte futbollistë të Shakhtarit dhe Dinamos, pra me kualitet të ndryshëm” tha më tej traineri italian i kuqezinjve. “Nuk më pëlqen të gjej justifikime, por bateritë i kishim të shkarkuara. Kishim shumë të rinj dhe ishte e drejtë të rrezikonim dhe të provonim” shtoi ai.

Tani ekipi do të shkojë me pushime dhe më pas Shqipëria do të përgatitet për takimet me Izraelint dhe Skocisë në Ligën e Kombeve në shtator, me ndeshjet ndaj Izraelit dhe Skocisë. “Jam i bindur se në shtator, skuadra do të rikthehet konkurruese në Ligën e Kombeve”, tha më tej trajneri italian Kristian Panuçi.

Sicred