KRYEFAQJA » LAJME » Panuçi nis me dorë të hekurt, Çikalleshi jashtë kombëtares

Panuçi nis me dorë të hekurt, Çikalleshi jashtë kombëtares

Ndryshime të shumta në përbërje të lojtarëve do të ketë në grumbullimin që do të bëjë kombëtarja shqiptare për dy ndeshjet e radhës eliminatore të Botërorit Rusi 2018, me Lihtenshejtnin dhe Maqedoninë. Çdo gjë është bërë e qartë në konferencën për shtyp të trajnerit të kuqezinjve, Kristian Panuçi. Lajmi i parë ishte që, Sokol Cikalleshi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje. Arsyen e tregon vetë Panuçi.
“Sokol Cikalleshi më ka telefonuar sot në mëngjes dhe më thotë se nuk mund të vijë në orar sepse ka për të firmosur kontratën me skuadrën e tij. I thashë që nuk mund ta pranoj këtë gjë, sepse tani ka mënyra të ndryshme për të formosur një kotratë, me email ose menaxheri i tij mund të vinte në Tiranë dhe Cikalleshi të firmoste. Gjithashtu mund të kryente edhe vizitat mjekësore në Tiranë, pasi këtu ka klinika të specializuara. Kështu duke mos ardhur në orar, për grumbullimin Cikalleshi nuk do të jetë pjesë e skuadrës këtë radhë. Sepse federata ka rregulla edhe unë kam rregulla. Lojtarët duhet të jenë të lumtur që janë pjesë e kombëtares dhe nuk I lejohet askujt që të bëjë si të dojë” tha i vendosur Panuçi.
Ndërsa për rastin e Taulant Xhakës, trajneri është përgjigjur se ka qenë thjesht një çështje teknike mosqenia e tij në kombëtare. “Xhaka gaboi, e dinë të gjithë. Ai më mori në tel madje edhe avokati i tij dhe më kërkuan falje. Unë i pranova faljet e tij pasi nuk jam njeri që mbaj mëri. Por këtë radhë ishte thjesht një zgjedhje teknike që Taulanti nuk do të jetë në kombëtare. Për ndeshjet e tjera ai i ka dyert e hapura” tha traineri i kombëtares shqiptare.
Për dy ndeshjet e radhës, trajneri Panuçi ka grumbulluar tre emra të tinj, Memolla, Balliu dhe Ahmedi. “Për shkak se Aliji nuk luan mendova që në vend të tij të vijë Memolla, i cili po bën një paraqitje të mirë me skuadrën e tij. Pra është thjesht një çështje teknike. Ndërsa Balliu është një lojtar i mirë, luan me Metz dhe e meriton që të jetë në kombëtare. Edhe pse duhet ta pranoj që ka ende për t’u përmirësuar. Ndërsa Ahmedi është një lojtar që luan mjaft mirë në krahun e majtë, në lojën një kundër një, dhe ne kemi nevojë për lojtarë të tillë” tha Panuçi.
Kristian Panuçi ka vënë edhe njëherë theksin te fakti që të luash për kombëtaren është një gjë shumë e rëndësishme, duhet dëshirë, vullnet dhe krenari. Por që të veshën fanellën e kombëtares në fillim duhen respektuar rregullat, në mënyrë që të mos krijohet amulli në skuadër. Orari, sjellja me njëri-tjetrin janë gjërat kryesore që një ekip të ecë përpara dhe të shkojë drejt fitores, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Sicred