KRYEFAQJA » LAJME » Panuçi në Spanjë: Do të doja që Shqipëria të bënte historinë

Panuçi në Spanjë: Do të doja që Shqipëria të bënte historinë

“Në futboll nuk i dihet asnjëherë”. Ky ka qene lejtmotivi i konferencës për shtyp ië trainerit të kombëtares shqiptare Kristian Panuçi, në Alikante të Spanjës, ku ekipi do të zhvillojë takimin me kombëtaren spanjolle, i vlefshëm për eleminatoret e grupit G për botërorin Rusia 2018. “Pritshmëria ime për këtë ndeshje është që të bëjmë një paraqitje serioze dhe të mundohemi ta pengojmë Spanjën” tha Panuçi. Skema e zgjedhur prej tij është me 3 mesfushorë “…edhe pse 3 lojtarë të formacionit i kemi te pezulluar me kartonë” tha Panuçi. Traineri i kombëtares shqiptare u shpreh se ekipi i tij ndodhet në Alikante jo për të bërë viktimën. “Do të guxojmë edhe pse Spanja nuk të lë të luash futboll sepse të detyron të rrish në mbrojtje megjithatë do të përpiqemi me kundërsulme” tha ai. “Do të doja shumë që Shqipëria të fitonte dhe të bënte historinë këtu” shprehu ambicjen e tij Panuçi.
Para takimit pritet me interes formacioni i ekipit ndonëse ka disa mungesa, më e rëndësishmja ajo e sulmuesit Çikalleshi.

Sicred