KRYEFAQJA » LAJME » Panariti: Mielli serb, i sigurt

Panariti: Mielli serb, i sigurt

E vërteta në lidhje me shqetësimin e ngritur në media për import të miellit nga Serbia jashtë standartit, është krejt tjetër : “Në ktë moment që flasim analizat, treguesit për të cilat Instituti i Sigurisë Ushqimore tregojnë që niveli i këtyre ndotësve është brenda kufijve maksimalë të lejuar nga legjislacioni shqiptar dhe nga BE” tha ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

Për industrialistët e prodhimit dhe përpunimit të grurit e miellit, që pretendojnë se po bëhet konkurencë e pandershme, edhe në çmim, ministri Panariti ka një përgjigje : “ Ne nuk kemi avantazh duke pasur sipërfaqe të kufizuar të tokës nuk mundet të konkurojmë me vende të cilat kanë sipërfaqe shumë më të mëdha dhe për rrjedhojë prodhojmë me kosto më të ulët siç janë Kanadaja, Rusia, Franca, Serbia të cilët prodhojnë dhe njihen si eksportues” shtoi më tej ministri Panariti.

Këtë deklaratë ministri Panariti e bëri në Korçë, në përgjigje të interesit të gazetarëve, që ndoqen dhe analizën vjetore të AKU-së, ku u theksua se siguria ushqimore duhet të jetë çështje e sigurisë kombëtare, kjo edhe për shkak të ndjeshmërisë së lartë dhe ekspozimit ndaj shumë faktorëve të rriskut.

Sicred