KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Panariti mbi eksportet dhe Bursën Bujqësore Shqiptare
panariti, bursa bujqesore shqiptare, bujqesi, ekonomi, hov

Panariti mbi eksportet dhe Bursën Bujqësore Shqiptare

Eksportet e disa prodhimeve bujqësore drejt tregjeve të huaja kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë e një viti më parë. Në një takim me gazetarë, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, bëri të ditur se sipas të dhënave të marra nga drejtoria e doganave, eksportet e frutave shqiptare janë dyfishuar, ato të perimeve janë rritur me 60 përqind në krahasim me një vit më parë, dhe eksportet e bimëve aromatike kanë njohur një rritje prej 35 përqind. Rritje kanë njohur edhe produktet e peshkut, por sidomos vezët. Panariti tha se eksporti i ketyre të fundit është rritur, madje eksporti i vezëve është mbi-dyfishuar duke theksuar se kemi futur tashmë në treg edhe vezën e kategorisë së parë, ose vezës së freskët.  Por rritja e prodhimit bujqësor, shoqërohet edhe me një problematikë për prodhuesit, pasi prodhimi i bollshëm beë që çmimet e produkteve të jenë të ulëta në tregun vendas, duke bërë ndonjëherë që produktet të shitën në kosto dhe nën kosto. Sipas ministrit Panariti, krijimi i bursës bujqësore, do t’i shërbejë rregullimit të çmimeve të tregut. Bursa e parë Bujqësore Shqiptare, synon që bashkë me punuesin, të përcaktojë çmimet e dakortësuara mbi bazën e ankandeve fillestare. Skema sipas të cilës do të operojë bursa bujqësore, do të shpaloset javës që vjen pas marrjes së opinioneve të prodhuesve, grumbulluesve dhe eksportuesve.

Sicred